
Pak më parë u raportua se Policia e Shtetit mund të ketë qenë shënjestër e një sulmi kibernetik, pasi u mësua se kishte dhënë urdhër për fikjen e të gjithë pajisjeve kibernetike.
Mbi ngjarjen ka reaguar Policia e Shtetit, e cila sqaron se një masë e tillë është marrë për të garantuar sigurinë.
Në reagimin e policisë për mediat, sqarohet se të gjithë sistemet vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.
Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.