Vizitorët nga shteti fqinj kanë shënuar rekord. Vetëm në gjysmën e parë të vitit mbi 310 mijë italianë kanë vizituar Shqipërinë. Shifrat tregojnë një rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për herë të parë italianët renditen të dytët për nga hyrjet në vend, pas shqiptarëve të Kosovës.
Në rrugët e kryeqytetit gjuha italiane mbizotëron mes shumë gjuhëve të huaja.
Për shumicën prej tyre është hera e parë që vizitojnë Shqipërinë, ndërsa e cilësojnë si eksperiencë të bukur.
Këtej detit thonë se i kanë sjellë çmimet e lira, por edhe sugjerimet nga miqtë shqiptarë.
“Erdhëm nga Italia për herë të parë në Shqipëri. Eshtë eksperiencë e bukur. Vizituam jugun, Ksamilin, Vlorën, tani jemi në Tiranë. Vendi është i mrekullueshëm dhe njerëzit gjithashtu shume socialë. Kemi 9 ditë këtu. Po është e vërtetë që ka shumë italianë në Shqipëri. E zbulojnë kryesisht nga rrjetet sociale. Ndërsa mua me kanë folur për vendin tuaj shume miq të mi shqiptarë. Më kanë treguar për byrekun, trileçen dhe erdha këtu t’i provoj. Eksperience e bukur”, ka thënë një turist.
Një tjetër turist shprehet se është për herë të parë në vendin tonë dhe sipas tij janë rrjetet sociale që kanë ndikuar për këtë.
“Ndodhem për herë të parë në Shqipëri. Do të qëndroj 7 ditë. Po eksploroj Tiranën, po më pëlqen. Nuk e di pse ka kaq shumë italianë në Shqipëri, por mendoj për shkak të çmimeve të ulëta. Dhe arsyeja tjetër është se Shqipëria është vend i bukur. Kanë ndikuar edhe rrjetet sociale”.
“Jemi nga Napoli. Vizitojmë Shqipërinë për herë të parë. Ishim në Ksamil, tani këtu në Tiranë. Është një eksperiencë e bukur për ne. Ka një ndërthurje mes ndërtesave të mëdha moderne dhe atyre të vjetra. Edhe njerëzit janë shumë të mirë. Përpara se të vija këtu nuk kisha miq shqiptarë, por tani po. Rrjetet sociale kanë ndikuar që shumë italianë të vizitojnë Shqipërinë. Jemi të lumtur për këtë eksperiencë”, ka thënë një tjetër turist.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Turizmit, turistët spanjollë që kanë vizituar Shqipërinë renditen të dytët pas italianëve. Mbi 25 mijë spanjollë nga ardhur në Shqipëri në periudhën janar-qershor