Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, nisi sot një sërë takimesh me drejtues të partive politike kryesore në vend.
Takimet nisën në selinë e PS, ku për rreth 45 minuta, ambasadorja Kim zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri.
Axhenda e takimeve do të vijojë në zyrën e Enkelejd Alibeajt në kryesinë e Kuvendit, nga ku më pas do i drejtohet edhe selisë së Partisë së Lirë, për një takimin me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta.
Zyrtarisht nuk bëhen me dije detaje konkrete të takimeve, por mësohet të kenë lidhje drejtpredrejtë me zgjedhjet dhe kërkesën e SHBA për zgjdhje me standarde dhe të pandikuara, por edhe me një merak të shtuar që ka sëfundi Amerika lidhur me financimet e huaja në zgjedhje