Zbulohet identiteti i kosovarit që sulmoi me sëpatë 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Mediat gjermane thonë se personi që kreu sulmin në stacionin e trenit në Gjermani, është identifikuar të jetë Fatmir H.

Policia gjermane përmes një komunikate për media ka treguar se personi që sulmoi 9 persona me sëpatë në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf, ishte nga Kosova.

Policia gjermane ka treguar se kosovari ka jetuar në Wuppertal të Gjermanisë.

36-vjeçari nga Kosova plagosi 9 persona në stacionin e metrosë në Dusseldorf.

Media gjermane “Bild” raporton se ndër 9 personat e lënduar, 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe një vajzë e moshës 13-vjeçare raportohet se është lënduar rëndë.

Në mëngjesin e së premtes, një i afërm i agresorit  ka treguar policisë se autori i dyshuar i sulmit më parë ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.