(Reuters) – Bashkimi Evropian po përgatitet të mos i ofrojë Boris Johnsonit, te preferuarit për të qenë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, një zgjatje Brexiti pa marrëveshje përtej 31 tetorit, njoftoi gazeta Guardian të premten.
“Do të përshkruhet si një shtyrje teknike për të shpëtuar Borisin nga turpërimi politik, por pastaj do të kemi kohë për të gjetur një marrëveshje”, tha një diplomat i lartë i BE në gazetën http://bit.ly/2xWScq9.
Johnson mund të mbajë qëndrimin e të qenit në rrugën për ta lënë BE pa një marrëveshje, ndersa mban te hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me bllokun, sipas propozimit,cituar nga Guardian.
Krerët e BE po diskutojnë hapat që duhet të ndërmerren në rast se Johnson shtyn përpara me daljen nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje tranzicioni më 31 tetor, tha gazeta.
Një deklaratë qe shpreh ofertën e BE për tu ri-angazhuar nëse Britania do të pranonte angazhimet e saj financiare në çdo divorc nga BE është propozuar ,shton raporti.
Britania aktualisht është e detyruar të largohet nga BE më 31 tetor, më shumë se tre vjet pasi Mbretëria e Bashkuar votoi me 52%pro ndaj 48% në një referendum për tu larguar nga blloku.
VERITAS.COM.AL/