Edhe këtë të premte opozita ka vijuar protestën para Bashkisë së Tiranës. Thuajse me të njëjtin skenar, opozita ka krijuar sërish tensione, duke djegur edhe goma para ambienteve të Bashkisë.
Gazetari Ervin Leka tha për “ABC News” se protestuesit kanë vendosur edhe një barrierë metalike.
“Skenarët vijojnë të jenë të njëjtë. Në një moment ka pasur edhe një përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, pasi protestuesit kanë tentuar të shtyjnë oficerët”, raportoi gazetari Ervin Leka.
Policia ka krijuar dy kordonë së bashku me forcat e rendit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të parandaluar ndonjë incident gjatë kësaj proteste.