Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim, sot e Shtunë, me ambasadorët e Republikiës së Shqipërisë të akredituar në shtete të tjera në botë.

Ai ka folur me një merak të madh mbi ‘pasaportat shqiptare për kosovarët’ dhe pastaj mbi ‘fragjilitetin’ ku ndodhet edhe vetë lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në zonën ‘Shengen’. Nuk është shumë e qartë pse merakun për kosovarët, Presidenti i Shqipërisë e shkarkoi para ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, por kjo ndodhi.

Pak ditë më parë, zoti Meta vizitoi homologun e tij kosovar, presidentin Thaçi. Zoti Meta tregoi para ambasadorëve se Thaçi i paska kërkuar pasaporta të Republikës së Shqipërisë për qytetarët e Kosovës. I ndodhur para një ‘të pamundure’, zoti meta, me sa duket nuk e ka mbajtur dot për vete gjithë atë barrë ‘nga Thaçi’ dhe ua shkarkoi ambasadorëve sot në takim.

Ai e quajti dhënien e vizave qytetarëve kosovarë ‘një veprim emocional’; dhe tha se sikur të ndodhte kjo, asnjë zgjidhje nuk do të kishte. Në qoftë se do t’u jepeshin pasaporta shqiptare kosovarëve, atëherë ‘do të bllokohej lëvizja e lirë e shqiptarëve’, ka thënë Meta. Deklarata e metës ka qenë ose  guximshme më shumë se duhet, ose vërtet e debatueshme. Sipas deklaratës, kosovarët kanë imazh të keq në botë dhe po të mbajnë pasaporta shqiptare ‘iu prishet imazhi edhe shqiptarëve’.

Por njëkohësisht presidenti i Republikës tha se edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve në ‘Shengen’ ndodhet nën monitorimin e BE.

“Besoj se ju e ndjeni atë presion që ndjejmë ne këtu, me dëshirën për të tejkaluar këtë pengesë apo izolim përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga shqiptarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje- citohet se ka thënë Meta. – Jo për shkak të mungesës sonë të dëshirës, por për faktin se vetë ne jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE dhe të zonës ‘Shengen’, tha Presidenti i Republikës.

Veritas.com.al/