Nga: L. Skiro/
Presidenti ilir Meta, vetëm pak orë pasi kanë nisur sulmet ajrore të SHBA, Britanisë dhe Francës mbi pozicionet e armëve kimike të regjimit Assad në Siri, ka bërë një deklaratë mbështetjeje ndaj aleatëve tanë perëndimorë që ndërmorën sulmet.
Ai shkruan se “Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Assad”.
Presidenti shton se ‘jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”.
Menjëherë vihet re shpejtim i presidentit Meta për deklaratën në favor të aleatëve. Në vendin tonë dhe rreth politikës së tij qeveritare është përhapur frika se mund të shfaqet edhe kundër aleatëve perëndimorë, sidomos kundër Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Shqipërisë, në dhjetor të vitit të kaluar u radhit kundër votës së SHBA në OKB dhe në krah të Turqisë.
Gjithashtu është e njohur ndarja e politikës së vendit në lidhje me Prsdentin Trump. Qeveria është e vendosur kundër doktrinës së tij, por edhe opozita nuk ak qëndrim të vendosur pro- Trump. Prania e frymës dhe financimeve të Soros në të dy anët ka krijuar këtë ‘shift’. Presidenti Meta, duke u prononcuar sa më shpejt, ka për qëllim që ta vendosë Republikën në ‘rrotat’ e makinës në krah të aleatëve perëndimore, SHBA, Britani, Francë…
Veritas.com.al/