Nga: Sabah Jemishta/

U bë ca kohë, duke filluar me një… si Ngjela, por në vazhdim, tërë arsenali mediatik i qeverisë, dhe këto kohët e fundit, edhe ndonjë segment i opozitës, i paraqesin publikut një store, sikur FBI, Byroja Kombëtare e Hetimit e SHBA, do të hetojë korrupsionin në Shqipëri, dhe do të na shpëtojë nga qeveritarët kriminelë. Dhe përdorin si argument viziv ardhjen e ca ekspertëve të FBI-së në Tiranë, të cilët, kanë si detyrë të ndihmojnë në ngritjen e institucioneve të reja të hetimit, konform Reformës në Drejtësi. Vetëm kaq. Dhe ekspertë të tillë, në Shqipëri, që nga ‘90-ta, kanë ardhur me qindra, për të gjitha fushat e ndërtimit të shtetit demokratik, me paga dhe shpenzime mbështetëse marramendëse, të cilat i janë faturuar Shqipërisë si Asistencë Teknike, fatura shkon me miliarda, dhe rezultati është ky që shohim çdo ditë.

Në rrafshin ligjor, SHBA ka shtetin juridik më funksional në planet, dhe FBI, nuk mund të kryej veprimtari hetimore, jashtë kufijve të SHBA, vetëm me vendim të posaçëm të Kongresit, kur rrezikohet të cenohen rëndë interesat kombëtare të Amerikës. Dhe nuk jemi para këtij rasti. Në të gjitha rastet e tjera, hetimin jashtë kufijve e bën CIA.

Sipas kushtetutës së Shqipërisë, i vetmi institucion shtetëror i ngarkuar me hetimin e veprave penale të kryera në territorin e shtetit shqiptar, si dhe ,veprave penale, të kryera nga shtetas shqiptarë, jashtë këtij territori, është Prokuroria e Republikës së Shqipërisë.

Çdo hetim i kryer në kundërshtim me këto cilësime ligjore është nul,i pavlefshëm juridikisht. Këtë e dinë shumë mirë të gjitha palët në Shqipëri. Atëherë pse mashtrojnë publikun sikur do të hetojë FBI?!

E vetmja e vërtetë është se kanë frikë nga publiku për vjedhjet që kanë bërë dhe bëjnë çdo ditë, e dinë që kanë ndërtuar Prokurori dhe Polici politike që i shërben pushtetarëve dhe masakron qytetarët e pambrojtur dhe si e tillë, nuk ka besimin e publikut, ndaj për tu fshehur për një kohë, mashtrojnë me thagma të tilla.

Po FBI dhe Ambasada amerikane pse pranojnë të përdoren nga një tufë banditësh narko-shtet, në dëm të interesave të shqiptarëve?

E vetmja gjë që të shkon ndërmend, është Dollari, magjia që ai bart në vetvete, kudo që të jetë!

Shqiptarë, ju dhe vetëm ju, mund dhe duhet të merrni në dorë fatin e vendit tuaj. Sa më shumë të vonoheni, aq më keq do të bëhet!

Vritas.com.al/