Nga: Anila Rezhda/
Mes këtij bombardim informimi qe po i behet njerëzimit, duket sikur ata tashmë dine gjithçka. Në të vërtetë, po të vësh lajmet në një sitë magjike ato që do bien poshtë janë lajme për korrupsion, krim, aksidente dhe prostitucion të lirë dhe të bardhë (të kamufluar).
Kjo e fundit ka bërë tashme qe njerëzit, të dy gjinitë, të ndjehen të fyer në shoqëri nga vlerat që zotërojnë dhe kush do ti shmanget kësaj ndjesie që të thyen në mes, hapet portofoli dhe të përqesh me ato monedha zgjepse që mban brenda.
Mbas futjes gjigande në rresht të rinisë ndërkombëtare, që ha, pi, mendon, kërcen dhe këndon në të njëjtën mënyrë, pra, mbas shtrimit të kurrizit të tyre në kauzin blu të elektronikës apo të pasqyrës që i ka bërë të flasin me vete, vendimet e mëdha janë marrë.
Frika e shteteve është gjithmonë rinia por tani kë rini të kesh frikë?
Ajo është tashmë një pikëpyetje gjigande e kërrusur mbi celularë, një indiferente që krimi dhe përdhunimi i duken normalitete jetë, një skelet që ecën rrugëve pa din e pa iman duke përdhunuar moralisht moshat e rritura që janë Ata që ushqejnë rritjen e tyre të çalë me mbajtjen e taxave dhe siguracioneve të tyre nga rrogat.
Shtypi vazhdon të promovojë sex pa kritere njohjeje dhe vazhdimësie jete të çiftit mes tipeve të krijuara si sex simbol, ‘porno star’ ose prostitutave kombëtare, të cilat janë të lumturat e botës vetëm me ekspozimin e një materie të lakuriqtë të fryrë me pompë biçiklete.
Ato janë idealistet e bukurisë së përjetshme dhe e pavdekshmërisë që zgjon te njeriu sipas klinikës psikiatrike ndjesi agresive, harbutërie, shthurjeje, pasi ajo ndjesi të bën të besosh se ti ke botën në dorë.
Në koordinim dhe me pijet alkoolike, cigaret, të gdhirët mbi kompjuterë dhe celularë-rinia sot është më e hutuar e ngathët dhe me probleme psikologjike më shumë se kurrë.
Njerëzimi nuk ka njohur kurrë kaq rrënim vlerash dhe nuk ka qenë kurrë kaq i papërgatitur përpara situatave që vijnë, pasi rinia është e droguar, dembele dhe e rraskapitur nga sex që as kafshët që nuk kanë Kod Gjenetik nuk e preferojnë kaq, përkundrazi, kanë periudhat e tyre kohore dhe kjo e instaluar nga Krijuesi i Madh në fermën e Orës Biologjike si dhe te trupat tanë.
Në këtë fitore madhështore të gjithkujt mbi këdo, në këtë revulocion sexual të Femrës që deshi barazi gjinore por arriti të katandiset produkt supermarketi rrugëve, televizinëve dhe tregjeve të trafikut ndërkombëtar, ajo përfundoi e divorcuar me fëmijë të rraskapitur dhe me në paqyrë në dorë që i thotë a u trash, a u kërcëllua, a i ecën boja të gjejë dashnorë!!!
Vetëm unë i kam vënë re këto fenomene?
Sigurisht që jo.
Edhe ata që kanë në dorë ndryshimet e mëdha i dinë, i shohin por nuk ka pse të mundohen MË.
Të pasurit e kësaj bote po organizohen më shumë se kurrë për shpëtimin e kokës nga ndryshimet metereologjike që po bëhen me ritëm sekonde.
Në shumë vende te botës po ndërtohen tunele të thellë dhe të gjatë, përgjatë të cilëve po ndërtohen zonat e banimit të shpëtimit nga ngricat, ciklonet, tufanet, tërmetet, vullkanet.
Ata e dinë mirë që ne do ngordhim si minj halesh nga mania e krekosja që na kapi për të jetuar si Ata milionerët por me këste bankare që shlyerja i përket brezit të tretë pas nesh!!!
Moti është bërë problem jetik për njeriun që nga zgjimi i tij.
Lëvizja me makina, avion, vaporë e gjithçka varet nga tekat e Motit të cilin e kanë zënë dëshira e ndryshimit të dy Poleve të tokës.
I ftohti nga Poli i Veriu po zbret drejt atij të Jugut duke lënë pas në kalimin e ti viktima të pafund.
Metereologët flasin për një fije floku ndryshim nga vullkanet që retë e tyre do mbulojnë qiellin duke krijuar ngrica të papara, pasi dielli do jetë i padukshëm fare.
Shkatërrimi i tokës nga njeriu në emër të idiotizmit të tij të paparë në kombinacion me këto ndryshime është një pjatë e ftohtë që do ta hamë të gjithë ne me oreks, pa oreks.
Ndaj…hani pini dhe këndoni sa të rrojë Lalë Gjoni, mes urrejtjes dhe uluritjeve për para e pushtet, për sharje e fyerje publike, pasi ajo që keni në dorë tashmë janë çelsat e kashtës.
Inteligjentët ashtu si Minjtë janë të parët që ndjejnë tërmetet dhe ikin larg.
Ata flasin, qajnë dhe shkruajnë por shoqëritë si gjithmonë zgërdhihen kur aq mëkëmbasi janë mësuar tashmë të jetojnë në llum epoke.
Veritas.com.al/