Kryeministri Edi Rama duke i kujtuar se edhe pse ka qenë 8 vite në krye të Partisë Demokratike nuk e thotë dot një mesazh për Kosovën, e ka akuzuar L:ulzim Bashën se është një prej atyre që e përdor Kosovën gjithnjë për interesa politike.
“Ai që dëgjuat ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK, dëgjuat5 ndonjë fjalë për HashimThaçin, për poshtërsinë e akuzës për trafikim të qenieve njerëzore? Jo! Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua! Pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar në këtë periudhë. Këtu kemi ardhur për diçka tjetër dhe për atë që të gjithë këta kanë bërë sa herë iu është dashur ky Parlament dhe Kosova si samar kur s’kanë pasur ç’ti bëjnë gomarit. Ky është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Ky është Parlamenti i Shqipërisë së vogël e cila sot është në tryezën e Këshillit të Sigurimit dhe nuk mund ta bartë karagjozllëkun e një politike që për 30 vite, në emër të patriotizmit e ka përdorur Kosovë, dhimbjen dhe nostalgjitë për llogaritë e një pazari mizerabël këtu në mes të Tiranës. Dyshoj se do të ketë të tjerë që do të merren seriozisht me raportin e Dick Marty. Nuk ka asnjë fakt, zero! Këta e kanë votuar raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. Ajo luftë ishte një rebelim, i katundarëve edh punëtoreve që morën në një moment pushkën dhe thanë mjaft. Ndërkohë që në Gjykatë kanë çuar Kosovën, kanë çuar Hashim Thaçin. Këta nuk ja guxojnë t’i përmendin emrin Hashim Thqaçit. Këta Kosovën e ndanë veç kur i çonin naftë asaj makinerie që bënte spastrim etnik. Fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kujt t’i flasësh? Këta kujtojnë se kanë atdhe, këta nuk kanë atdhe. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen sepse kështu e ka politika thonë këta. Ngulja e thikës kujt të mundesh sa të mundesh, edhe vendit tënd. Kështu i kanë mësuar, e pe si tha se kemi dy rezoluta identike, pse i kemi identike se janë e njëjta gjë. tani i ka ndarë Amerika, se janë ca që e kanë frikë ca që pyesin. Po të shohësh rezolutën, sa herë kanë këta një problem direkt të zhvarrosin deri në Srebenicë. Barbarë firmato! Ju kujtohet Kosova këtyre dhe i kujtohet Millosheviçi që është në botën tjetër, sa herë që kjo bota këtu iu lëviz botën në këmbë”, tha Rama.