90 minuta fjalim pas një mungese të gjatë në Kuvend, i shërbyen Edi Ramës për ti folur troc, më fort Albin Kurtit, por pa harruar rivalët politikë në Tiranë.
“Rezolutat si dru për oxhakun e propagandës*. Shkulme dëshpërimi nga planeti non grata”
Këtë moment, Edi Rama e përdori për të dhënë të vërtetën e tij për Kosovën, së pari duke shpjeguar pozicionin e Shqipërisë, që sipas kryeministrit aktualisht është faktori më aktiv në rajon për paqen dhe stabilitetin
“Jemi perëndimorët e Ballkanit, jo ballkanasit e radhës”
Albin Kurtit i kujtoi se po humbet kohë duke mos krijuar asosacionin, pjesë e planit franko gjerman.
“Kosova po humbet dita ditës duke mos bërë asosacionin”
Pas përmbushjes së kësaj kërkese, sipas shefit të qeverisë shqipatare, Serbia nuk do të bëjë më rolin e viktimës mes Brukselit dhe Uashingtonit
“Këtë e kupton edhe BUFI”
Edi Rama insiston se KFOR duhet të marrë nën kontroll kufirin verior të Kosovës, pasi autoritetet kosovare nuk ja kanë dalë.
“Nëse KFRO cënon sovranitetin, si e ahpjegoni që u ça rrjeta e kufirit. Hynë armë?”
I kujtoi kritikëve se asnjë rrezik nuk vjen nga KFOR.
“KFOR nuk është pushtuese. Janë ata që ju kanë shpëtuar kokën dhe ruajtur shpinën.”
Edi Rama sqaroi edhe një herë deklaratën e tij mbi veriun si tokë të askujt.
“No mans land. Veriu i Kosovës si Lazarati”
Disa herë në fjalimin e tij, Edi Rama tha se ndihej i neveritur nga sulmet e sponsorizuara në Prishtinë ndaj tij dhe rivalëve politikë të Albin Kurtit.
Në këtë rast, kryeministri i doli në mbrojtje Ramush Haradinajt, me të cilin nuk ka pasur marrëdhënie të mira, por kjo nuk e pengon t’i dalë në krah, pas kryqëzimit që i është bërë së fundmi prej një videoje ku troket gotat me deputetë të listës serbe.
“Turpi i mbuloftë!”
Për solidaritet politik dhe në autoironi, Rama ngriti një dolli me ujë në serbisht:
“Edvin Ramoviçi gëzuar! “