Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbajti sot fjalën në nisje të Ministerialit të OSBE-së, në cilësinë e kryetarit në detyrë të kësaj organizate.
Ndërsa bëri një rezyme të të gjitha sprovave që ka kaluar OSBE-ja këtë vit kur bota është përballur me Covid-19, Rama theksoi se “Shqipërisë i është dashur ta drejtojë anijen e OSBE-së në kohë të trazuara”.
“Do të na duket një dimër i gjatë por një e ardhme me e ndritur na pret përpara”, tha Rama, që u shpreh i keqardhur për refuzimin e ofertës së tij për ndërmjetësim të krizës në Bjellorusi.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se ky ishte një vit sfidues sidomos për përhapjen e Covid 19 ku kanë humbur jetën miliona njerëz, ndërkohë ka theksuar dhe zhvillimet më të fundit në disa vende të botës.
“Shqipëria mori kryesinë e OSB në janar të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi. Duke u ulur tani mund të konfirmoj atë që ç’ka paraardhësit e mi kanë ndjerë. Jemi në krizë, në krizë në përkeqësim. Kjo nuk është situate që është krijuar nga organizata. Ne do ta shohim në sy krizen , kjo gjendje është shkaktuar nga ne, nga 57 vende të BE. Ky vizion po largohet nga ne pasi parimet tona nuk po respektohen sepse divergjenca po rriten. Përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimit, kjo duhet të na shqetësoje të gjithëve. Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona, sfidat nga terrorizmi, nga klima.
Ky ka qenë një vit sprovues për OSBE-në. Pasojat e Covidit kanë shprehu të gjitha fushat e jetës sonë. Ngushëllimet shkojnë për ata që kanë humbur të dashurit, falenderimet shkojnë për punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë që ne fokusohemi te pasojat ekonomike, duhet të kuptojmë ndikimin negativ të sigurisë. Ka rritur krimin kibernetik, ka krijuar terren për dezinformimin.
Do të na duket një dimër i gjatë por një e ardhme me e ndritur na pret përpara. Në krye të vitit thashë që konflikti i Ukrainës është prioriteti i luftës sonë. Është bërë një përparim por ka ende punë për zgjidhje gjithëpërfshirëse e konfliktit. Le të mos harrojmë marrëveshjet e Minskut. 7 vjet me parë, jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time të parë si kryetar i radhës pashë me sytë e mi pashe se si konflikti kishte ndikuar popullsinë. Kemi parë që progresi është i mundshëm nëse ka vullnet politik.
Situata humanitare mbetet shqetësuese, dhe është për t’u ardhur keq. Më leni ta përsëris, largimi nga Marrëveshjet e Minskut nuk është gjetja e rrugës drejt të ardhmes. Bëj thirrje për një qasje më praktike në diskutimin e grupit tripalësh nën ndikimin e OSBE-së. MPN-ja duhet të lejohet të bëjë punën e saj. Ndërkohë që bota lufton me pandeminë, punonjësit e OSBE-së punonin kundër konfliktit. Këto bisedime domethënëse duhet të vijojnë në mënyrë që të arrihet marrëveshje për një zgjidhje të paqtë dhe të gjatë për konfliktit. Pandemia ka sjellë probleme të ndërlidhshmërisë. Kërkoj për një rivendosje të shpejtë të lirisë së lëvizjes.
Ofruam të ndihmonim Bjellorusisë. Por kjo ofertë u refuzua. Mund të kishte qenë një mundësi për të kaluar nga përballja te dialogu. Shpresojë që Bjellorusia ta rimarrë në konsideratë këtë ofertë, nën kryesinë e re. OSBE-ja mbeti stacioni i fundit, instrumenti i fundit, kjo tregon se duhet të përqendrohemi se si i përmirësojnë instrumentet e OSBE-në dhe ta bëjmë një mjet të mundshëm t’i ndihmojë anëtarët të zgjidhin kriza.
Shqipëria i është dashur ta drejtojë anijen e OSBE-së në kohë të trazuara. Ishte një tjetër moment kur pamë sa të rëndësishëm ishin këta drejtues të lartë, dhe sa e rëndësishëm është të fokusohemi në përmirësimin e besimit brenda kësaj organizate”, deklaroi Rama.