Kryeministri Edi Rama ka pritur dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi.
Rama teksa ndan foto nga takimi thotë se kjo është një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.
“Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit” shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.