Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur sot në një takim ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Me anë të një postimi në rrjetin social “twitter” ai shkruan se takimi i mirëseardhjes së ambasadoren ka qenë me në fokus prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

Kryeministri Rama në Twitter:

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”.

Menjëherë pas këtij takimi, ambasada njofton se: Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: Të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie;  mbështetje për zhvillimin demokratik & sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; & rritjen e mundësive të biznesit. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta.

Veritas.com.al/