Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në SHBA.

Kreu i qeverisë ka ndarë mëngjesin e së premtes një foto në Facebook, ku ka pozuar së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, me kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe me bashkëshorten e tij, Jill Biden.

“Foto e ditës” ka shkruar shkurtimisht kryeministri krahas postimit.

Kreu i qeverisë ndodhet në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.