Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në rrjete sociale, teksa e cilëson fitoren e tij si të jashtëzakonshme, kryeministri shprehet se mezi pret që të punojnë për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme.

Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, ka shkruar kryeministri.