TIRANË- Që prej orës 11:00 në zyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka nisur takimi mes tij dhe ambasadorëve të SHBA-së, Yuri Kim, Britanisë së Madhe Duncan Norman dhe i OSBE-së, Bernd Borchardt.
Ky takim vjen menjëherë pas një marrëveshje mes anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Tashmë ashtu siç tha edhe ambasadorja Yuri Kim e gjitha është në dorën e kryedemokratit Lulzim Basha. Prezenca ndërkombëtare në Tiranë ka luajtur një rol kyç për Reformën Zgjedhore ku prej disa ditësh zhvilloi takime me përfaqësuesit e Këshillit Politik dhe bëri thirrje që të miratohet.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim mbrëmjen e djeshme u shpreh në përfundim të takimit se përgjegjësia është kreut të PD-së, Lulzim Basha duke i thënë hapur se “topi është në fushën e tij dhe tashmë ai ka në dorë të integrimin e vendit”. Ajo tregoi se ka nje marreveshje te gatshme qe pret te firmoset.
Nga ana tjetër, në përgjigje të saj, kryedemokrati tha se ‘ka ende një çështje pa zgjidhur’, por pa e zbuluar se cila është ajo.
VERITAS.COM.AL/