Nga: Barbie Latza Nadeau, CNN

Pak qytete në botë kanë lënë përshtypje aq të bujëshme sa qyteti antik i Romës.

Ai u grabit nga Galët dhe Gothët, nga Francezët dhe Fashistët, dhe secili pushtues ka lënë gjurmë që i shtohen kompleksitetit të qytetit

Por kohët e fundit, qyteti ka rënë viktimë e disa lloje kërcënimesh- që vijnë nga qeverisja indiferente dhe e diskutueshme që e kanë lënë dinjitetin e qytetit në pisllëk dhe dekadencë.

Rome has been suffering from a chronic rubbish collection issue since Christmas Eve.

Mozaikët dhe afresket janë akoma të sigurta brenda mureve të fortifikuara të pallateve dhe muzeve të mëdha; por me sa duket është akoma larg që vizitorët e kohëve të fundit, në vend të mbishkrimeve gjejnë plehrat të përhapura kudo në rrugët me kalldrëm. Autobusët nuk vijnë në kohë dhe bashkimi i sindikatave bëjnë thirrje për protesta të cilat i mbyllin fare të gjitha mjetet e transportit.

Kaq e tmerrshme është situata në stacione saqë disa grupe aktivistësh punojnë nën banesa ku shkruhet “Roma kaq e neveritshme”. Këto pamje të postuara në website ose Twitter  ushqehen nga më shumë se 150 mijë ndjekës.

Kohët e fundit ky qytet është mbushur me emigrantë të cilët vuajnë nga përplasjet që nxitin partitë e djathta anti- emigracion para zgjedhjeve të të Dielës.

Migrants warm up around a fire at a makeshift camp in Rome in February.

Roma nuk ka një qendër zyrtare për pritjen e emigrantëve as për kërkesat për azil; kështu që shumë prej tyre krijojnë kampe diku jashtë pranë stacioneve të trenit, ose dhe në brigjet e lumit Tiber.

NË Janar, CNN vizitoi një ndërtesë universiteti të abandonuar që tani njihet nga banorët e tij si Pallati Selam, ku afërsisht 1,000 refugjatë  Ethiopian, Eritreas dhe Somalez kanë  garantuar skuadra ilegale sepse qyteti nuk mund të gjejë banesa legjitime. Janë më shumë se 50 ndërtesa të tjera zyrtare, si kjo,  të abandonuara, në të gjithë qytetin.

Donatella D’Angelo,Një mjek me një organizatë jo qeveritare të quajtur ’Cittadini Del Mondo’ (Qytetarët e Botës), viziton qendrën një herë  në javë me qëllim që t’u sigurojë kujdesin bazik shëndetësor.

“Është e paimagjinueshme që një kryeqytet evropian i trajton emigrantët dhe refugjatët në këtë mënyrë” , tha për CNN, ndërsa vullnetarët radhiten në një linjë në kalldrëm dhe ai ka lehtësirat e mjaftueshme për t’i trajtuar.

“Kjo është Roma? Kjo është më e mira që mund të bëjmë?”

Qyteti i ngrirë.

Romans trudge through the snow in St. Peter's Square on Monday.

Të Hënën në mëngjes, një borë e pluhurt e ktheu qytetin komplet në një qenie pa frymë; me shkolla të mbyllura për dy ditë dhe trafik të paralizuar.

Autobusët e qytetit u tërhoqën për në garazhe pasi u konfirmua se qeverisja e qytetit kishte neglizhuar fondet për të gjitha ditët e këtij moti me borë e ngrica.

Viti i fundit kur ka rënë borë në Romë, 2012, një fiasko e ngjashme kur ishte zbuluar se për shkak të borës u mbyllën në garazhe makina, kamionë. Dukej shpejt për ta zgjidhur këtë problem, dhe ushtria u thërrit që të largonte borën nga rruga dhe t’i bënte autobusët që të lëviznin përsëri. Tani përsëri autobusët kanë pushuar për shkak të borës, madje edhe në një parking të abandonuar afër Banjave të Caracalla.

Shumë pemë që nuk janë krasitur dhe shkurtuar vjeshtën e kaluar, janë rrëzuar nga pesha e borës; njëra prej të cilave ra shumë afër fëmijëve që po luanin me topa bore në Testaccio pranë qendrës së qytetit. Një tjetër pemë e pa shkurtuar ra mbi ndriçimin e linjës së hekurudhës pranë mureve të Romës antike ‘Aurelian’, duke bllokuar të gjitha mjetet që bëjnë të mundur transportin publik për të hyrë në qytet.

Bora që po shkrin po kthehet në katarakte të vegjël nëpër shkallët e stacioneve të trenave.

Veritas.com.al/