Ish-emsiari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka promovuar turizmin shqiptar, ku ka bërë thirrje për të vizituar vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell ka ftuar të gjithë që ta vizitojnë Shqipërinë duke dhënë garanci se s’do të pendohen.

“Më besoni mua. Shkoni në Shqipëri. S’do të pendoheni”, ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se sipas disa të dhënave, vitin e fundit vendi ynë njohu një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, ku një numër të konsiderueshëm zinin edhe ata italianë.

Image