Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri më pozitive gjatë këtij viti. Sipas projeksioneve të Komisionit Europian gjatë këtij viti rritja ekonomike parashikohet të arrij në rreth 3% nga 2.6 që ishte parashikuar më herët. Po ashtu edhe për vitin e ardhshëm, pritshmëritë janë më optimiste dhe parashikohet që rritja ekonomike të rikthehet në nivelin 3.8%.
Komisioni Europian vlerëson se edhe inflacioni do ti afrohet objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Në raport thuhet se gjatë këtij viti inflacioni do të qëndrojë nën nivelin 5%.
Kjo [pritet të ndodhë si pasojë e ngadalësimit të çmimeve të produkteve të importit si dhe forcimit të lekut. Gjatë këtij viti monedha shqiptare ka fituar epërsi ndaj monedhave të huaja kryesisht ndaj euros e dollarit.
Nisur nga këto tregues thuhet në raport Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti mund të nisë politikën e normalizimit të normave të interesit e cila tashmë është në nivelin 3%.
Por pavarësisht përmirësimit të projeksioneve të ecurisë ekonomike për këtë vit nëse e krahasojmë më vitin që lamë pas rritja është më e moderuar.
Gjatë 2022 ekonomia shqiptare pati një rritje me 4.8 % edhe pse inflacioni preku nivelin më të lartë të regjistruar në dekadat e fundit.