Kryeministri i Hollandës Mark Rutte u pyet në konferencën e sotme me gazetarët se çfarë reformash ka bërë Shqipëria, që shteti i tij ndryshoi mendje në pak mua, për të thënë po për çeljen e konferencës ndërqeveritare.
Rutte tha se Shqipëria ka bërë hapa para sa i takon Reformës në Drejtësi, dhe sipas tij BE duhet të tregohet e ndjeshme me situatën në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ndikimit që mund të ketë nga forca të tjera, duke iu referuar Rusisë apo Kinës.
Çfarë reforme ka bërë Shqipëria në këto tre muaj pas rizgjedhjes suaj, që tashmë jeni pro konferencës së parë ndërqeveritare?
Rutte: Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi në këto 2 vite kundër krimit të organizuar, rritjen e fuqisë së policisë, kemi folur për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit. Ne i shohim raportet e Komisionit Europian, se ku Shqipëria qëndronte në raport me rreformën në drejtësi, vetingun, por progresi ka qenë kaq i madh, sa ka bërë që ne të themi po.
Nuk është thjesht çështje e krimit të organizuar, por është dhe çështje e respektimit të ligjit të të drejtave. Ne e duam këtë rajon në BE, për gjithçka përfaqësoni, por edhe për forca të tjera që mund të ndikojnë në këto shtete, flasim këtu në aspektin gjeopolitik. Nën udhëheqjen e Edi Ramës vendi juaj ka bërë shumë progres.