Nga: Muhamed Veliu/ TCH

Ndryshe nga dy samitet e mëparshme në Nish dhe Ohër, samiti i Tiranës për Shengenin Ballkanik, të shtunën,  do të jetë nën mbikëqyrjen amerikane.

Një burim diplomatik i tha Top Channel se në këtë takim të radhës, Departamenti Amerikan i Shtetit do te dërgojë dy përfaqësues te posaçëm për te ndjekur nga afër punimet e Samitit.

Shtetet e Bashkuara përmes te dërguarit special për Ballkanin, Mathew Palmer, e kane mbështetur qysh ne fillim nismën e përbashkët rajonale te Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë se Veriut.

Top Channel po ashtu ka mësuar se ne Samitin e te shtunës do te jete i pranishëm edhe Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç.

Sakaq pala amerikane e sheh me shqetësim refuzimin e deritanishëm te Prishtinës për t’u bere pjese e nismës dhe burime te rezervuara diplomatike i thane Top Channel, se ata i kane kërkuar me insistim autoriteteve kosovare përfshirjen ne këtë nismë.

Presidenti Hashim Thaçi ka shpjeguar përmes një postimi ne profilin e tij ne “Facebook” arsyet e refuzimit te ftesës se kryeministrit Rama, gjë qe sipas tij nuk ka lidhje me marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shqipërisë, por me faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën.

Ndërkohë qe Kosova është ende pa qeverinë e dale nga zgjedhjet e fundit, e në tilla kishte, nuk dihet se cili do te jete qëndrimi zyrtar i ekzekutivit te ri te Prishtinës ne këtë drejtim.

Tashmë nisma e Shengenit Ballkanik, mbështetet pa ekuivok jo vetëm nga SHBA po edhe nga BE.

 Veritas.com.al/