Kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar një foto ku është shfaqur me sy të fashuar, dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes.
“Kush e ka dëmin…Mezi pres memet. Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”, ka shkruar vetë kancelari mëngjesin e 4 shtatorit në faqen e tij zyrtare të platformës X (njohur më parë si Twitter).
Teksa, rrjeti, natyrisht që nuk mund t’i rezistonte tundimit dhe e ka kthyer Scholz menjëherë në meme të ndryshme, ndër më qesharaket.
Të paktën, vetë kancelari i ka marrë me sportivitet.