Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua të premten me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në Florida, njoftoi sot përfaqësuesja e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
“Ata diskutuan gamën e çështjeve të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca,” tha zëdhënësja Farah Dakhlala.
Trump pritet t’i shtyjë anëtarët e NATO-s të paguajnë më shumë për shpenzimet e mbrojtjes në mandatin e tij të dytë, duke nxitur që të shpenzojnë 3% të PBB-së së tyre për mbrojtjen.