Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua sot në Prishtinë me homologen Donika Gërvalla.
Xhaçka kërkoi nga Prishtina zyrtare vijim të bisedimeve me Serbinë dhe Beogradit njohjen e pavarësisë, thirrje e cila u mbështet dhe nga Gërvalla.
‘Çështja më e rëndësishme në këtë kontekst është mbështetja e dialogut Kosovë serbi dhe arritja e një marrëveshje që sjell njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve dhe i hap rrugë anëtarësimit të Prishtinës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Arritja e marrëveshjes është një domosdoshmëri për rajonin tonë”, tha Xhaçka.
Ndërsa Gërvalla u përgjigj: “Ne biseduam për marrëveshjet e deritanishme ku e kemi progresin e tyre. Biseduam për shumë tema që nga shkëmbimi i diplomatëve, shërbimet e përbashkëta në disa vende, shqetësimet e mërgatës dhe strategjinë e përbashkët se si do t’i përqasemi mërgatës”.