Leart Skiro/

 

Kështu ndodhi sot në Gjykatën e rrethit gjyqësor të Durrësit, ku një person doli para gjykatës për masën e sigurisë pasi akuzohet për krimin e dhunës mbi biznesmenin libanezo- amerikan të quajtur Faad Mitri. I ndaluari, në vend që të akuzohej ose të lirohej nga akuza për veprën e parashikuar, u lirua nga akuza por megjithatë u mbajt në paraburgim me një akuzë tjetër

Skënder Kraja, 26 vjeç,  njeri nga tre autorët e dyshuar të sulmit ndaj investitorit amerikano – libanez Faad Mitri, është lënë në burg sot nga Gjykata e rrethit Durrës, me akuzën e prodhimit e të shitjes së narkotikëve.

Fenomeni ka ndodhur në periudhën e gjykatave të regjimit komunist të diktaturës. Njeri i pikasur si “fajtor në krim”, edhe në rastet kur nuk i provohej akuza, megjithatë mbahej në qeli, edhe pse me një akuzë tjetër.

Akuza e “shkeljes së barit” është kthyer në një legjendë fajësimi. Në rdhë të parë, për arsye se policia sekrete e ndiqte personin e pafajshëm deri në momentin kur ky shkelte barin e ndonjë lulishteje; dhe, aty e kapte në “krim”. Shkelja e barit ishte përcaktuar si vepër penale.

E dyta, se vepra më e mundur “kriminale” për tu kryer, ishte ecja në rrugë me bar.

Kjo është e ngjashme, më së shumti, me atë që ndodh sot. Në “epokën” kur kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike është puna më e përhapur dhe e kudo-ndodhur, secili mund të kapet si fajtor në këtë vepër. “Ti kultivon drogë!”. Secilit që i thua kështu i ke gjetur veprën kriminale, padyshim. Kështu ndodhi edhe me 26 vjeçarin Skënder Kraja, i cili u mbajt për “kultivim droge”. Në fakt ishte ndaluar për “dhunë ndaj biznesmenit”. Por vepra me drogën, është e saktë, ai mund të mbahet në qeli.

Edhe një përafërsi mes “barit” të lulishtes, dhe kultivimit të drogës. Në komunizëm jo secili që shkelte barin ndalohej nga policia. Edhe sot, ata që kultivojnë drogën dhe që e bëjnë këtë në sasi të madhe dhe janë afër me qeverinë, nuk ndalohen.

Gjykata e Durrësit nuk bën ndonjë dallim nga të tjerat për këtë pikë.

/Veritas.com.al/