Financieri multi-miliarder dhe financuesi progresist George Soros ka lëshuar alarmin mbi Bashkimin Evropian dhe ka perceptuar dobesite qe pretendon në lidhje me rritjen e politikës populiste qe do të ishte shkatërrimi i kontinentit.
Në një pjesë të opinionit që karakterizon mbështetjen për Bashkimin Evropian si shumica e heshtur që ka nevoje të “zgjohet”, kufijtë e hapur mbështetur nga Soros kane marre ne shënjestër “sistemin e partive të vjetra” që gjenden në vendet anembanë kontinentit. Duke i përshkruar partitë kombëtare – si Konservatorët dhe Laburistët në Mbretërinë e Bashkuar, ose CDU dhe SPD në Gjermani – si mbeturina nga shekulli i 19 kur ndarja kryesore politike ishte mes”konfliktit midis kapitalit dhe punës”.
Në Evropën e shekullit 21, shkruan ai, “ndarja që ka më shumë rëndësi sot është midis forcave pro-dhe anti-evropiane”.
Duke skartuar partitë e establishmentit si egoistë dhe të çorganizuar, Soros madje shkon aq larg sa të japë një kompliment të kualifikuar për Euroskeptikët, duke thënë: “Forcat antievropiane mund të duken të mira në konfrontim: të paktën kanë disa parime, edhe nëse janë të urryer. ”
Në të vërtetë, para se të ankohej për mungesën e mekanizmave në Bashkimin Evropian për të ndëshkuar shtetet anëtare ne ikje, financieri globalist shkruante për të ardhmen: “Evropa është somnambul në heshtje dhe njerëzit e Evropës duhet të zgjohen para se të jetë tepër vonë. Nëse nuk e bëjnë këtë, Bashkimi Europian do të shkojë në rrugën e Bashkimit Sovjetik në 1991.
“As udhëheqësit tanë, as qytetarët e zakonshëm nuk duket të kuptojnë se po përjetojmë një moment revolucionar, se shkalla e mundësive është shumë e gjerë dhe se rezultati përfundimtar është shumë i pasigurt”.
Komentet nga Mr. Soros vijnë si një nga serbatoret e mendimit që Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur kanë financuar te godasin një notë paniku mbi zgjedhjet e ardhshme të Bashkimit Europian të parashikuara për maj 2019. Breitbart London raportoi mbi Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë që ka parashikuar se populistët euroskeptikë mund te fitojnë një të tretën e të gjitha vendeve gjatë votimit dhe “paralizojnë vendimmarrjen në qendër të BE-së”.
Nëse populistet euro skeptikë janë në gjendje të formojnë një grup pune në Parlament, “BE do të jetonte në kohë te huazuar”, thuhet në raport.
Veritas.com.al/