Sot Kuvendi kalon raportin e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca e sotme plenare do të jetë e para e një maratone 3 ditore, ku deputetët do të mblidhen në Kuvend.

 Maxhoranca, e cila mblodhi dhe firmat për ngritjen e Komisionit disa muaj më parë doli në konkluzionin se kreu i shtetit kishte bërë shkelje me anulimin e ditës së zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë shkeljet nuk kishin sjellë pasoja të rënda për vendin, dhe socialistët vendosën që në vend që ta largojnë nga detyra, t’i rishikojnë kompetencat.

Maxhoranca socialiste, paraprakisht ka vendosur qe “t’i jape nje verejtje’Presidentit per sjkrljet e Kushtetutes, ose siç eshte zakoni i vjeter komunist ‘nje flete- rrufe’per korrigjim para kolektivit.

Rendi

Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. (Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, neni 25 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

– Leximi i raportit nga kryetari i komisionit hetimor – Diskutime

– (Shprehen grupet parlamentare)

– Koha e votimit.

VERITAS.COM.AL/