Për dy ditë me radhë, do të mbahet në Serbi “Ballkani i hapur”, ku pritet të të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, me qëllim që të mos përsëritet më situata që për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin.
Ashtu sikurse është njoftuar, sot do të nisë edhe Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të ekspozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb, ku liderët do të mbajnë një fjalim nga 5 minuta.
Ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13:05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve.
Mësohet se krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Agjenda e Ballkanit të Hapur
Dita e parë
12:55 – Mbërritja e Kryeministrit në panair
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
13:00 – Ceremonia e hapjes së Panairit të Verës nga Open Balkan
Fjalët hapëse në panair e liderëve (5 min)
19:45 – Nisja e Kryeministrit me automjet drejt Presidencës së Republikës së Serbisë
Dita e dytë
09:50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
09:55 – Foto familjare e liderëve
10:00 – Hapja e samitit “Open Balkan”
11:00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të “Open Balkan”
12:00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan
13:00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
13:05 – Konferencë për shtyp e liderëve