Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë në seancën plenare të kësaj të enjteje, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se opozita kërkon që mandati i saj duhet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Partia Socialiste.
Së seancë do të diskutohet edhe projektvendimi për komisionin parlamentar për dezinformimin.
“Një protestë e bërë nga opozitari Dash Sula, ka kujtuar të solidarizohet me fermerët, ai sot erdhi me dy shishe qumësht që i derdhi te shkallët e Kuvendit. Sot mungon kryeministri Edi Rama, i nisur për një vizitë në Francë. Çështja e parë ka të bëjë me mandatin e Olta Xhaçkës, opozita beson se mandati i saj duhet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, në janar të 2023, i ka thënë Kuvendit se për të tilla raste duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese. Sot do të jetë vendimi i dytë, nëse Partia Socialiste e mbron kolegen Xhaçka apo do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Deri tani, Partia Socialiste ka dorëzuar një raport ku nuk thuhet asgjë. Këshilli i Mandateve prodhoi një mbledhje ku socialistët, si rrallë herë kritikoi Gjykatën Kushtetuese. Do duhet të presim orët në vazhdim. Do të shohim projektvendimin për te ngritur një komision të posaçëm parlamentar, për të luftuar dezinformimin. Erjon Braçe, mund të jetë emri më i mundshëm për të drejtuar komisionin parlamentar për dezinformimin”, raportoi gazetarja Konomi./