Zhvillohet sot seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me çështjen ‘Gërdeci’.

Vetë Mediu është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO.

Në këtë seancë pritet që të vijojë thirrja në gjyq e dëshmitarëve për tragjedinë që i mori jetën 26 personave.