Partia e Lirisë ka nisur sulmet dhe akuzat ndaj prokurorisë, pasi refuzoi të niste hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Petrit Vasili dhe avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj e kanë cilësuar si skandaloz vendimin. Ata kanë paralajmëruar se do ta apelojnë. Po ashtu Vasili ka sulmuar Autoritetin e Dosjeve, duke deklaruar se ata kontrollohen nga Rama.

Vendimi i Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në procedurë ashtu edhe në përmbajtje. Veprimet e prokurorisë kanë qen skandaloze dhe të paimagjinueshme…. Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit zonja Genta Sula ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në datën 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se “dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime”, ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta. Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim të thelluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë”, tha Vasili.