( FOTO: Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë, Francë)/

Stabiliteti i eurozonës do të jetë në  dorën e populistëve me qeverinë e tyre të re në Itali. BE nuk do të jetë në gjendje të ruajë stabilitetin financiar, tha Bruno Le Maire ministër i Financave i Francës, ditën e  Diele, sipas AFP.

“Në qoftë se qeveria e re merr këtë rrezik të mos-respektimit të detyrimeve të veta ndaj borxhit dhe deficitit, por gjithashtu boshatis bankat, stabiliteti financiar i eurozonës do të rrezikohet”, Le Maire i tha televizionit CNEËS.

“Secili duhet të kuptojë në Itali se e ardhmja e Italisë është në Europë dhe askund tjetër; dhe nëse e ardhmja do të jetë në Europë, atëherë ka rregulla që duhen respektuar”, shtoi ai.

Le Maire tha në fund se çfarëdo qeverie që të jetë në Itali”, Italia mbetet në Europë.

Veritas.com.al/