Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, dhe Franca kanë nisur bombardimet mbi  objektivat e shumëfishta qeveritare në Siri herët në mëngjes gjatë një operacioni që ka për objektiv qendrat ku ndodhen armët kimike.

Sulmet ishin përgjigje ndaj sulmeve kimike në qytetin Douma të Sirisë javën e kaluar.

Shpërthimet goditën kryeqytetin Damask, gjithashtu edhe dy pozicione afër qytetit  Homs, tha Pentagoni.

Ambasadori i Rusisë iu përgjigj Shteteve të Bashkuara duke thënë se sulmi mbi aleatin e Rusisë “nuk do të kalojnë pa konsekuenca”.

“Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë radhitur fuqitë e tyre kundër barbarizmit dhe brutalitetit” tha presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë rreth orës lokale 21:00, (02:00 BST).

“Qëllimi i veprimit tonë është që të vendosim mbajtëse të forta kundër prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike”, shtoi ai.

Vala e sulmeve është shumë e rëndësishme kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore gjatë shtatë vjetëve të luftës civile në Siri.

Veritas.com.al/