Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjithë portet shqiptare, se të hënën më datë 28 janar priten stuhi të fuqishme në det.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pritet që i gjithë bregdeti shqiptar të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20 m/s në drejtimin jug-perëndim, të cilat do të krijojnë dallgë 7-8 ballë.
Ndërkohë është kërkuar gjithashtu nga të gjithë subjektet detare, që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë.
Veritas.com.al/