Ndërsa Presidenti Meta ka mbërritur në Presidencë, siç pati premtuar që në orën 5:00 të mëngjesit, ku po takohet me kreun e PD- së Lulzim Bashën.

Dje Kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në Twitter, teksa iu përgjigj me ironi: “Kemi zgjedhje, jam i zënë!”

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.

Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë. E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor,” shkruante Rama.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Kryeministri Edi Rama po notonte në ambientet e një Qendre Sportive pranë Presidencës. Pastaj është nisur drejt Fierit për inaugurimin e Bypass-it të autostradës Fieri- Vlorë.

Veritas.com.al/