Amerikani Bill Cowan, bashkëpunëtor i Fox News, me gradën ushtarake Kolonel Leitnant, zëdhënës shumë i njohur i publikut mbi çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe të Luftës kundër Terrorizmit, ka publikuar opinionin e tij në gazetën amerikane “The Hill” mbi Shqipërinë dhe drogën që po “lulëzon” këtu. Ja shkrimi i tij. (Titulli nga Veritas.com.al./ Titulli origjinal: “Albania: Drug haven is a NATO’s challange for next president”)
PRESIDENTI I ARDHSHËM- NJË SY MBI SHQIPËRINË E DROGËS, ËSHTË RREZIK!
Presidenti ynë i ardhshëm do të përballet me një listë të gjatë problemesh. Në Uashington, kohët e fundit kthimi i Shqipërisë në një strehë droge, është jashtë fokusit së politikës dhe ka nevojë për vëmendje të menjëhershme.
Kjo për shkak se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të injorojë një krizë që është destabilizuese në aleancë.
Shqipëria ka filluar të duket si një Meksikë dhe Kolumbi në Ballkan. Këto dhe të tjera raporte, e përcaktojnë Shqipërinë jo vetëm si një prodhues të madh të drogave të paligjshme, por edhe si vend tranzit të drogës që vjen nga Azia dhe më pas kalon në të gjithë Evropën.
Ajo është kthyer në një bazë nga e cila grupet kriminale kontrabandojnë cigare, heroinë, kokainë, kanabis dhe substanca të tjera të paligjshme në pjesën tjetër të Evropës, sipas Agjencisë së Drogave të Evropës.
Më shtyp është pretenduar se operacioni mund të gjurmohet deri në nivele shumë të larta të qeverisë. Raporte të tjera lidhin Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me familjarë të tyre të angazhuar fuqishëm në biznesin e drogës.
Këtë çështje e bën më shumë të ndërlikuar ISIS, që duket se ka bërë përparim në Shqipëri, vend me shumicë myslimane. Mediat në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar se simpatizantë të ISIS kanë marrë kontrollin plantacioneve të kanabisit në Shqipëri.
Korrupsioni mund të jetë shkaktar që udhëheqësit e lartë të qeverisë mbyllin njërin sy për tregtinë e drogës, duke bërë që i gjithë sistemi i sigurisë dhe i zbatimit të ligjit në Shqipëri të rrezikohet.
Në një kohë që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është i rëndësishëm, transformimi i saj në një strehë droge është i papranueshëm. Lidhjet e drogës në Shqipëri nuk janë një shenjë e mirë për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë. Për më tepër, korrupsioni duket se shtrihet në nivelet më të larta. Presidenti ynë i ri duhet të informohet mirë për të trajtuar çështjet e drogës, ISIS-it dhe të sigurisë në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.