Një termet i fuqishëm tronditi rajonin e Korçës mëngjesin e sotëm rreth orës 06:25 minuta.
Tërmeti kishte magnitudë 5,2 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 3 km larg fshatit Miras të Devollit dhe 11 km nga qyteti i Korçës.
Nuk raportohet për të lënduar, por ka pasur panik tek qytetarët, që kanë dalë jashtë banesave.
Lëkundjet janë ndjerë në Devoll, Korçë, Kolonjë, madje edhe në disa qytete kufitare të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Veritas.com.al/