Kryeministrja Theresa May, pasi bëri kaq shumë sanksione ndaj BE, ka zbuluar një “vendim të çeliktë, duke paralajmëruar vendin që të pranojë Brexit ultra- të butë të saj, ose rrezikohet “të mos ketë Brexit fare”.

Në një shkrim të publikuar në ‘The Mail’ të të shtunës- gazetë që mbështeti votën për të mos dalë nga BE në vitin 2016,- kryeministrja thotë se mesazhi i saj për kombin në këtë fund- javë është thjesht: Ne kemi nevojë të mbajmë sytë mbi çmimin. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, atëherë rrezikojmë ta mbyllim Brexit fare”.

“Çmimi”, sipas saj është vizioni mbi Brexit, të cilin ajo e quajti “t’i kthejmë vendit sovranitetin, kështu që është qeveria jonë ajo që vendos kush hyn në vendin tonë, Parlamenti ynë i cili bën ligjet dhe gjykatat tona që shtrëngojnë zbatimin e ligjeve”.

Veritas.com.al/