Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka mohuar se Nbretëria e Bashkuar ka vullnetin për të paguar 36 miliardë sterlina (40 miliardë euro) për ‘faturën e divorcit’ me BE pasi Parlamenti insistoi se propozimi nuk do të votohet ndonjë herë.
BE ka kërkuar kohët e fundit mes 60 dhe 100 miliardë euro nga Mbretëria e Bashkuar, duke kërcënuar se bisedimet mbi raportet tregtare në të ardhmen do të bllokohen ashtyu si edhe bisedimet mbi të drejtat e njeriut.
Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar nuk ka detyrime ligjore për ta paguar këtë shumë, dhe se ministrat insistojnë se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të paguajë, gjatë fundjavës që kaloi burime nga ‘Whitehall’ thanë se Mbretëria e Bashkuar i ndan qëndrimet dhe po përgatitet të takojë BE në mes të rrugës, dmth., që të bëjnë kompromis.
Tani, Downing Street ka mohuar plotësisht kërkesat, duke insistuar se shuma prej 36 miliardë sterlina është shumë larg nga ajo çfarë Theresa May konsideron se mund të negociohet, raporton ‘The Times’.
Veritas.com.al/