Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i ka bërë thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të vijojë procesin për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, deri në 31 dhjetor.

Përmes një mesazhi në Twitter diplomatja amerikane nënvizon faktin se nuk ka asnjë arsye që kjo gjykatë mos të funksionojë, pasi sipas saj është çështje vullneti.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”, tha në mesazhin e saj ambasadorja Kim.

Përfaqësuesi i KiE në Tiranë, zoti Soreca, ka shpërndarë mesazhin e ambasadores, ka nënvizuar rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në procesin e integrimit.

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kryesor për të hapur bisedimet e pranimit në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në”, thuhet në mesazhin e Sorecës.

VERITAS.COM.AL