Një person është qëlluar për vdekje pasditen e së shtunës pranë Liqenit Artificial. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.15.

Bëhet e ditur se viktima është 62-vjeçari H. B.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.

Nga policia mësohet se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

UPDATED:

Është zbuluar identiteti i personit që u gjend i vrarë pranë traut të një shkolle private në Liqenin Artificial në Tiranë.

Ai është Haxhi Baçinozi, i moshës 62 vjeç, ish-përndjekur politik.

Baçinozi u qëllua ndërsa po bënte vrap me të birin, nga dy persona të maskuar me xhup.

Deri më tani policia ka informuar se personat që qëlluan janë I. H dhe I.M

Policia njofton per median se personat që qëlluan mbi burrin nga Mallakastra, referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Ata janë larguar me shpejtësi menjëherë pas krimit.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

Veritas.com.al/