Donald Trump ka ofruar takim me liderin e Iranit ” pa parakushte”, dhe ” në çdo kohë”.
“Unë do të takohem me cilindo. Unë besoj edhe për këtë takim “- iu tha reporterëve presidenti i Shteteve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë.
Qasja pajtuese e Trump vjen pasi ai dhe presidenti Iranian, Hassan Rouhani shkëmbyen paralajmërime armiqësore në fillim të muajit.
Në Maj, Shtetet e Bashkuara doli nga një marrëveshje mbi aktivitetet nukleare që ktheu sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit.
Uashingtoni po përgatitet për rivendosjen e sanksioneve mbi Teheran brenda pak ditësh- pavarësisht nga kundërshtimet prej Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë, që gjithashtu e nënshkruan marrëveshjen në vitin 2015.
Shtetet e Bashkuara është thellësisht dyshuese mbi aktivitetin Iranian në Lindjen e mesme dhe është një aleat i Izraelit dhe Arabisë Saudite- që janë armiq të Iranit.
Veritas.com.al/