Uashington (AFP) – Presidenti Donald Trump tha të premten se po anullonte sanksionet e vendosura nga Departamenti i Thesarit të tij për të forcuar presionin ndërkombëtar në Korenë e Veriut.

“Është njoftuar sot nga Thesari i Shteteve të Bashkuara se Sanksionet shtesë në shkallë të gjerë do ti shtohen atyre sanksioneve tashmë ekzistuese mbi Korenë e Veriut. Unë sot kam urdhëruar tërheqjen e atyre sanksioneve shtesë! “tweetoi Trump.

Dukej se po i referohej masave të zbuluara të enjten që synonin dy kompani kineze të akuzuara për ndihmën ndaj Koresë së Veriut për t’iu shmangur sanksioneve të rrepta ndërkombëtare që synonin të shtynin Phenianin në dhënien fund të programit të armëve bërthamore.

Ato ishin shenja e parë e re e presionit që kur bisedimet midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un u prishën në Hanoi më pak se një muaj më parë.

“Presidenti Trump e pëlqen Kryetarin Kim dhe ai nuk mendon se këto sanksione do të jenë të nevojshme,” tha zëdhënësja e presidentit, Sarah Sanders.

Të enjten, këshilltari për sigurinë kombëtare te Trump, John Bolton kishte tweetuar se sanksionet kishin për qëllim t’i jepnin fund “praktikave të paligjshme të transportit” nga Koreja e Veriut.

“Gjithkush duhet të marrë shkas dhe të rishikojë aktivitetet e veta për të siguruar që nuk janë të përfshira në evazionin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut”, tha ai.

Kina eshte ankuar, duke thënë se ajo ka zbatuar të gjitha rezolutat e OKB-së dhe ka kundërshtuar “çdo vend që imponon sanksione të njëanshme dhe marrin juridiksion me rreze te gjerë kunder çdo entiteti kinez sipas ligjeve të tyre të brendshme”.

Veritas.com.al/