“Shqipëria është vend tjetër. Kjo tregon rritje të ekonomisë, tregon rritje të kapaciteteve në të gjitha shtresat, por edhe kosnum të energjisë. Natyrisht që edhe ky është një fakt, që na ndihmon të marrim këtë hap të uljes. Kemi më shumë konsum, kemi edhe më shumë të ardhura. Ky moment materializon përpjekjet e të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në këtë fushë. Transforimi vazhdon. Së shpejti, javën e ardhshme do të shkojmë në Abu Dabi për një moment tjetër historik, të Shqipërisë si aktor të energjisë në nivel evropian. Do ta shikoni pas ca ditësh. Siç do shikoni, çmimet e energjisë elektrike i kanë pasur më të larta, sesa çmimi që është sot. I kanë rrokanisur kokën shqiptarëve, në bashkëpunim me kanale e portale të llumit, duke thënë që rritëm çmiin, Ne nuk kemi rritur asgjë. Ne kemi rritur Shqipërinë dhe po rrisim Shqipërinë çdo ditë”, theksoi ai.

Në përditësim…

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *