Kryeministri Edi Rama ka nisur sot me sezonin e ri të podkastit “Flasim” të drejtuar nga ai vetë.
Në episodin e parë të sezonit të 4-t, pjesë e diskutimit ka qenë rëndësia e meditimit dhe paqa shqirtërore ndërsa të ftuarat e radhës ishin Diana dhe Keidi Pushi, nënë e bijë, iniciuese të platformës “Reborn Albania”.
E veçantë ishte dhurata që ato kishin zgjedhur për kryeministrin Edi Rama, të cilit i dhuruan emblemën e jetës, një pëllumb që simbolizon paqen.
“Është koduar kodi Juaj dhe ne krijojmë disa emblema në forma të ndryshme. Intuita ime zgjodhi dy forma për Ju, sepse tema juaj emocionale e jetës është se ke ardhur këtu për të krijuar dhe mbjellë paqe.
Tema juaj e gjithë jetës është t’i mbyllni sytë në këtë jetë në kërkim të paqes dhe e dashuron paqen. Jeni manifestues në kuptimin revolucionar”, u shpreh Diana, ndërsa “zbërtheu” kodin e dhuratës për kryeministrin.
“E dashuroj paqen, është e vërtetë, por nuk e gjej. Mbase po ta gjeja nuk do të ishte më paqe. Paqja e vërtetë është ajo që zien. Unë jam vetëm luftë, vetëm paqe s’jam. Unë paqen e dua, por luftë jam. Të punoj për paqen”, u shpreh Rama.
Komente