Pas hetimeve të kryera, prokuroria e Durrësit ka dalë në përfundimin se keqtrajtimi i vazhdueshëm dhe sistematik nga bashkëshorti, kanë çuar 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes, duke konsumuar fotoksinë. Pas dëshmive të marra nga familjarët e së ndjerës, si edhe nga këqyrja e telefonave, organi i akuzës thotë se ka dyshime të forta që dhuna fizike dhe psikologjike që e ndjera kishte pësuar për një kohë të gjatë nga bashkëshorti, kanë çuar 40-vjeçaren, nëne e 4 fëmijëve drejt aktit ekstrem.

“Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga këqyrja e telefonave celularë, si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik dhe që dyshohet të kenë çuar të ndjerën në vetëvrasje”, thuhet në njoftim.

Nga kontrolli në shtëpinë e çiftit, janë gjetur edhe armë, ku një armë zjarri automatike, është gjetur në kotecin e pulace.

Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është këqyrur banesa e familjes Loka, ku rezultoi se “në kotecin e pulave në anën jugore të  banesës … gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër, pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”, si dhe “në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik”, vijon njoftimi.

Nisur nga këto, prokuroria deri më tani e ka vlerësuar si pistë kryesore hetimesh billizmin në rrjetet sociale, “shkaktimi i vetëvrasjes”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së municioneve luftarake.