TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte Kryesinë e partisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Fokusi i diskutimeve raportoi gazetarja e ABC News, Gerta Bullari ka qenë te zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Dy ditë më pas, më 11 janar, do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit, që për herë të parë do të ushtrojnë të drejtën e votës nga vendi ku jetojnë, pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.

Kryesocialisti ka porositur strukturat të jenë të përgatitur për këtë proces dhe të identifikojnë votuesit potencialë të PS, që jetojnë jashtë vendit.

Ai ka porositur drejtuesit politikë, të jenë të angazhuar dhe të dëgjojnë shqetësimet dhe problematikat, me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.

Kjo është mbledhja e dytë e kryesisë së PS brenda një jave, ndërsa në ditët nën vijim mbledhjet pritet të jenë më të shpeshta, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *