Viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme Arben Mërkuri, njihet si mik i Landi Muharremit (rrumi i shijakut).

Ata janë arrestuar në shtator 2016 së bashku me një person tjetër, si autorë të dyshuar të dhunimit të biznesmenit amerikano-libanez Faad Mitri.

Landi Muharremi  ose ndryshe “Rrumi i Shijakut” dyshohet se ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja ditën që iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Muharremi nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Arben Mërkuri u vra mbrëmjen e sotme në afërsi të biznesit të tij dhe autorët ende të paidentifikuar dyshohet se janë larguar me një fouristradë tip ‘Benz’.